Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se në Kaçanik, dje në orën 17:35, është raportuar për një “vdekje të dyshimtë”.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë, vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme