Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh, vdekja është cilësuar e dyshimtë.
Viktima, sipas policisë ishte në përkujdesje të një çifti, por banonte në banesën e saj e vetme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare, e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj, por me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejtur se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, në trupin e së cilës nuk janë vërejtur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik”, thuhet në raportin e Policisë, të premten.