Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për një muaj për pronarin e kompanisë ’Bubeari Komerce’, Naser Gurin, i cili dyshohet se prodhoi pa licencë gazin oksidul N20 me të cilin furnizohej QKUK’ja e si pasojë e së cilit 3 pacientë dyshohet se kanë vdekur.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit për Naser Gurin. Themelorja ka vendosur masën e vazhdimit edhe për një muaj. Guri është arrestuar për rastin e tri vdekjeve të dyshimta në QKUK, pasi furnizonte klinikat me gaz oksidul të prodhuar pa licencë në Kosovë,
Këtë e ka konfirmuar të dielën avokati i tij, Bajram Tmava. Ai ka thënë se për vendimin e Gjykatës Themelore do të bëjë ankesë në Apel.
“Është vazhduar masa e paraburgimit dhe unë kamë bërë ankesë për këtë çështje në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Tmava pwr Express.
Ai e ka quajtur të pakuptimtë vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit. Thotë se klienti i tij, Naser Guri edhe po të ishte në liri nuk di të mundë të ndikojë në prova.
“Nuk ka pasur bazë që të vazhdohet paraburgimit, pavarësisht se çka ka ndodhë. Krejt çka duhet, duhet të sigurohen ekspertizat, për të cilat Guri edhe për po të ishte në liri sdo të mund të ndikonte”, ka thënë ai.
Kompania e Gurit në Kaçanik, “Bubeari Komerc”, prodhonte gazin oksidul pa licencë, i cili deri më tani dyshohet të jetë shkaku i vdekjeve të tre pacientëve. Prokuroria ka marr disa mostra të këtij gazi nga QKUK-ja për t’i kryer analizat, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.
Poashtu janë duke u zvarritur edhe analizat e obduksionit të tre trupave të pacientëve të vdekur. Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompania ‘Bubeari’. Tenderin për furnizim me këtë llojë gazi e ka fituar kompania ‘’Medica”, e cila e ka selinë në Prishtinë.