Vdes 18 vjeçari nga Ferizaj pas zënkës me vëllain

Me datë 21.06.2017“>2017 rreth orës 11:25 është raportuar në polici se në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy personave të cilët ishin vëllezër me njëri tjetrin.

Janë përdorur mjete të ndryshme të forta të cilat i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore ka pësuar Q.M. 18 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë. Nga plagët e marra viktima nuk ka mundur të mbijetonte dhe vetëm dy ditë më vonë ka ndërrur jetë.

“Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M. 16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra.

Me 23.06.2017“>2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Në lidhje më këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit, kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme