Një 22-vjeçar ka vdekur sot në mëngjes pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në lagjen Aerodrom në Shkup. Tragjedia ka ndodhur në rrugën “Bojmia”, në afërsi të Stacionit Hekurudhor, njofton Makfax. Policia është duke hetuar në vendin e ngjarjes dhe tash për tash nuk janë të njohura motivet e fatkeqësisë.