Vdes edhe i riu i dytë që u plagos nga të shtënat sot në Prishtinë

Ka vdekur edhe i plagosuri tjetër nga të shtënat që kanë ndodhur sot në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Vdekjen e Arianit Gashit, 26-vjeçar e konfirmoi për koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Zyrtarisht kemi marrë informatë nga QKUK që edhe i plagosuri i dytë ka ndërruar jetë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, për portalin koha.net.

Më herët ka vdekur 21 vjeçari Eron Agaj. Ndaj dy të rinjve ka shtënë një i dyshuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme