Ka vdekur edhe një punëtor në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje aksidentale ku raportohet se viktima përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.
Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Kujtojmë që në vitin që lamë pas, në vendin e punës humbën jetën 23 punëtorë, ku sipas Inspektoratit të Punës, 12 prej tyre ishin punëtorë të ndërtimtarisë.