16:04, 6 Shtator 2016 / Sakte.net
Gruaja e cila ka bërë transplantin e parë të fytyrës në botë ka vdekur më shumë se një dekadë pas operacionit që konsiderohet si një ndër më të pazakontë, transmeton Klan Kosova.
Isabelle Dinoire, 49 vjeçare i është nënshtruar dy llojeve të kancerit pasi kishte marrë ilaçe imunonxitëse.
Dinoire nga Franca veriore në nëntor të vitit 2005 ka habitur botën pasi kishte vënë një hundë të re, gojën dhe mjekër, operacion ky i cili është kryer në spitalin Amiens.
Zyrtarët e spitalit sot kanë konfirmuar se ajo ka vdekur më 22 prill pas një sëmundjeje të gjatë, por thanë se vdekja e saj është mbajtur e qetë për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.
Pasi kishte marrë hapat e gjumit është zgjuar në mëngjes e mbuluar me gjak në shtratin e saj.
Kur ajo ishte përpjekur që të ndizte cigaren kishte zbuluar se tiparet e fytyrës së saj po i mungonin.