Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur edhe një tjetër i burgosur i burgut të Dubravës.
Disa ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe një tjetër i burgosit si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ndërsa sot ka vdekur edhe një tjetër person i moshës 54 vjeçare me inicialet GJ.P, shkruan lajmi.net.
I ndjeri akuzohej për veprën penale; Vrasje e rëndë.
Ky është njoftimi i plotë i SHKK:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.
I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK .
Gj. P akuzohej për Veprën Penale; Vrasje e rënd.
Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.