Ka vdekur në moshën 66 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, kameramani shumëvjeçar Redaksisë së Sportit në RTK, Rexhep Shehu.
Shehu ka qenë punëtor i RTK-së për më shumë se 40 vite, që prej fillimit të atëherë Radio Televizionit të Prishtinës, për të vazhduar më pas prej vitit 1999 në programin e sportit të RTK’së.
Ai ka qenë shembull i profesionalizmit dhe puna e tij shumëvjeçare nëpër terrenet e palestrat sportive nëpër vend dhe jashtë tij ka bërë që ai të mbahet në mend nga të gjithë si punëtor i palodhshëm.