Vdes në Austri i aksidentuari në Budrigë të Gjilanit

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur më 20 tetor 2016 rreth orës 22:10 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrikë e Epërme.

“Njësitet e trafikut rajonal ju kanë përgjigjur rastit me urgjencë, dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur, kur automjet i pasagjereve “Renault Clio”, me targa Austriake WY, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke lëvizur në relacionin Ferizaj-Gjilan, me të arritur afër fshatit Budrigë e epërme, e humb kontrollin mbi automjetin, kalon në shiritin e kundërt të drejtimit të lëvizjes, godet direkt automjetin e pasagjereve “Mitsubishi” me targa vendore 06, drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar, shtetas i Kosovë, i cili ishte duke lëvizur nga ana e kundërt. Automjet i pasagjereve “Renault Clio” godet edhe automjetin “Audi A4”, me targa RP, drejtuar nga vozitësi serb, shtetas i Kosovës, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Ferizajt”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, rajoni i Gjilanit, duke sqaruar aksidentin e datës 20 nëntor.

Si pasojë e plagëve të pësuara në aksident, pa shenja jete kishte arritur në Qendrën Emergjente pasagjeri i automjetit “Renault Clio” I. A. (1962).

Në këtë aksident, lëndime trupore patën marrë edhe katër pasagjerë të veturave të përfshira në aksident, ku dy ishin ndalur në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa dy tjerë, për shkak të natyrës së rëndë të plagëve, për trajtim të mëtejmë ishin dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka qenë prezent edhe Prokurori i Shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për Autopsi.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë po hetohen nga ana e Hetuesve të Trafikut Rajonal”, theksohet më tej në njoftim.

Ndërkaq, dje, më 01.11.2016, rreth orës 08:45, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), Policia e Kosovës është njoftuar që i lënduari, vozitësi i automjet të pasagjerëve “Renault Clio” R.B., me targa austriake WY, që ishte duke u trajtuar në Austri, nga aksidenti që kishte ndodhur më 20 tetor 2016 në Fshatin Budrigë e Epërme, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal St. Polten Austri.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme