Vdes në burg i dënuari me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë

Ish shefi i sigurimit në shtabin qendror të armatës serbe të Bosnjës, VRS, vdiq në një burg në Gjermani ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995.

Lubisha Beara vdiq në Berlin në moshën 77 vjeçare ku po vuante dënimin për krime të luftës në Bosnjë.

“Familja e tij e ka konfirmuar vdekjen”, tha për BIRN, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Republikës Serbe, Milomir Saviq.

Beara ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2015 pasi u gjet fajtor për kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiq, vranë mbi 7 mijë burra dhe fëmijë boshnjakë në qytetin lindor të Bosnjës pasi hynë në “zonën e sigurt” të OKB-së më 11 korrik 2015.

Në vitin 2016, gazetari kroat Ivica Djikic, në një libër e përshkroi Bearan si “bashkëkryes dhe organizatori kryesor operacional” të masakrës, e cila është gjykuar si akt gjenocidi.

Beara është i akuzuari i 13-të që vdes gjatë gjykimit apo gjatë vuajtjes së dënimit për krime të kryera në luftërat e zhvilluara në territorin e ish Jugosllavisë.

Ai është i dyti që vdes nga të dënuarit për Srebrenicën. Zdravko Tolimir vdiq në shkurt të vitit të kaluar në moshën 68 vjeçare përderisa po priste të transferohej në vuajtje të dënimit për gjenocid në Srebrenicë.

Sipas Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish Jugosllavi, mosha mesatare e të burgosurve është 63 vjeç.

Ndër të burgosurit aktualë janë edhe Ratko Mladiq e Radovan Karaxhiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme