Gjyqtari i futbollit kosovar Rilind Berisha ka ndërruar jetë.
Berisha ishte futbollist aktiv i Rilindjës së Pejës, e po ashtu dhe aktivist i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në njoftimin e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë thuhet se me pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për humbjen e antëarit të tyre.
“Me pikëllim të thellë morem lajmin për vdekjen e papritur të Rilind Berishes, anëtarit tonë të Kryesisë, Lindi ishte një person i sjellshëm me virtyte të larta dhe shembull i aktivistit dhe një person i përkushtuar për rini, sportin dhe qytetin tonë. Lindi, pusho i qetë, do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e FRLDK-së.