Ka vdekur fëmija i aksidentuar pardje në Skenderaj
Ka ndërruar jetë dje vajza e cila ishte goditur nga vetura në Skenderaj.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
“Lidhur me rastin, me 22.11.2016 viktima femër K/Shqiptare-fëmijë, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur pasditën e së hënës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve për ceremoni mortore./21Media