Vdes një 13 vjeçar që u aksidentua dje në Skenderaj

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Skenderajt, ku nga një veturë janë goditur dy fëmijë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Skenderaj.

Ai tregoi se dy fëmijët e aksidentuar janë dërguar për trajtim emergjent së pari në Skenderaj, pastaj në Mitrovicë, dhe nga aty në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra njëri nga ta ka ndërruar jetë.

“Nga QKUK jemi njoftuar se njëri fëmijë, djalë i moshës 13 vjeçare, ka ndërruar jetë në orën 18:50, ndërsa fëmija tjetër thuhet se e ka gjendjen stabile”, ka treguat Zahiti.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur, pasi ngasësi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e komunikacionit, ndërsa i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.

Ndryshe, gjatë natës që shkoi, në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj kanë humbur jetën dy femra, ndërsa janë lënduar edhe dy pasagjer që ishin në veturë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme