Vdes një 4-vjeçare nga incidenti në Ulpianë

Një 4-vjeçare ka vdekur si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë në Ulpianë.

Zyra për informim e QKUK-së, ka konfirmuar për KTV se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një nxemjeje elektrike, ndërsa mësohet se vajza në atë kohë ishte e vetme në shtëpi.

Vajza ishte shtetase e Shqipërisë.

Nëna e vajzës gjendet në stacionin policor duke u intervistuar nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme