Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan, më saktësisht në fshatin Uglar ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Një person i cili ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur një vajzë të vogël me ç’rast ka marrë lëndime të rënda.
Si pasojë e lëndimeve, ajo pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
© KOHA.



