Në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë dje ka vdekur një person. Aty ai ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa thotë se rasti është duke u hetuar.
“Çagllavicë 19.06.2020 – 22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.