Vdes një punëtor kosovar në Mal të Zi, tjetri lëndohet rëndë

Një punëtor ndërtimi ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar rëndë dje rreth orës 14:30 si pasojë e shembjes së një ndërtesë në Beçiq në Mal të Zi.

I ndjeri dhe i lënduari, që të dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, është shembur dheu, transmeton Koha.net.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu, shkruan “Vijesti”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme