Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një 47-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë.

Aksidenti ka ndodhur sot, më 26.05.2026, rreth orës 14:00.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka deklaruar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Krasniqi ka thënë se tre persona gjithsej janë dërguar për tretman mjekësor, por se njëri prej tyre është konfirmuar se ka vdekur.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”- ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme