“Vdes” PD e vjetër, jashtë nga lista kritikë e themelues

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ishte gjithë surpriza.Në parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë më shumica e themeluesve, ish drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe bashkëpuntorëve të afërt të Sali Berishës, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard selami dhe Majlinda Bregu.

Në listë nuk figuron më as Kastriot Islami, një nga njerëzit e të majtës, por aspak i pëlqyer prej saj dhe që ishte bërë pjesë e PD pas 2013-ës, në kundërshtim me bindjen e shumë mbështetësve të saj, që nuk e shihnin pjesë të PD. Tashmë do t’i duhet t’a ndjekë politikën nga televizori.

Bie në sy fakti se të gjithë ata që kritikuan Bashën gjatë viteve si kryetar i PD-së, tashmë shkojnë në shtëpi, nga Patozi e deri te Majlinda Bregu.

Por pasi i çoi listat përtej afatit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha bëri vetëm një koment të shkurtër dhe tha se ka qenë proces me zgjedhje të vështira, mes personaliteteve që mbështesin Republikën e Re.

Në listën e Partisë Demokratike nuk janë kandiduar 24 deputetë aktualë, pothuajse gjysma e grupit parlamentar. Vetë Basha kryeson listën e Tiranës, ku e treta renditet vajza e Azem Hajdarit,  Rudina Hajdari dhe më pas lista vijon me Grida Dumën, Albana Vokshin, Jorida Tabakun dhe Sali Berisha i shtati.

Durrësi kryesohet nga Oerd Bylykbashi, Shkodra nga Romeo Gurakuqi, Fieri nga Enkelejd Alibeaj, Vlora nga Agron Shehaj, Korça nga Valentina Duka, Berati nga Eduart Halimi, Dibra nga Dhurata Çupi, Gjirokastra nga Tritan Shehu, Kukësi nga Flamur Noka dhe Lezha nga Aldo Bumçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme