Në sallën e sporteve është lënduar profesori i edukatës fizike i komunitetit serb, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në shtëpinë e Shëndetit, ku është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:45 në Leposaviq, transmeton Koha.net.
“Në sallën e sporteve është lënduar profesori i edukatës fizike, burrë serb, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në shtëpinë e Shëndetit, ku është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në konsultim me prokurorin dhe familjarët e viktimës, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve”, thotë PK.
© KOHA.