Ka vdekur në moshën 70-vjeçare shkrimtari i njohur kosovar, Adem Gashi, raporton Express.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjetin social Facebook. Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00, në fshatin Nekoc të Drenasit.
Vitin e kaluar, Gashit i ishte ndarë çmimi kombëtar letrar për vepër jetësorë “Azem Shkreli”, nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.