Sot pas një sëmundje të rëndë ka nderruar jetë Ramadan Haziri, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik dhe autori i shumë veprave publicistike e letrare.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 2 Shtator 2018, e diel në ora 13.00 në varrezat e fshatit Muhoc Ferizaj.
Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik.
Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike.
U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:(“Arti i atdhedashurisë”, Tiranë, 1999)Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin “Vrasësit e dashurisë” mori çmimin e tretë. Aktualisht jeton në Prishtinë