Policia e Kosovës sot ka njoftuar se dy persona kanë vdekur dje si pasojë e aksidenteve në komunikacion, njëri që ndodhi më 12 gusht në Prishtinë dhe tjetri para katër ditësh në Mitrovicë. Një grua e aksidentuar më 12 gusht në fshatin Trudë të Prishtinës ka ndërruar jetë dje në QKUK, gjithashtu një burrë i cili u aksidentua më vonë më 24 gusht në fshati Shupkovc të Mitrovicës ka vdekur dje po ashtu në QKUK, ka njoftuar policia. Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media