E shtune, 05 Nentor 2016 – Sakte.net /
Tahir Çitaku përveç që është dalluar në Policinë e Kosovës, ka qenë edhe një tifozë i flaktë i klubit të futbollit Drenica, por edhe klubeve tjera sportive nga Skenderaj.Pas Nasuf Veliut, që humbi jetën dy ditë më parë, Drenica ka humbur një tjetër tifoz të saj. Është pjesëtari i Policisë së Kosovës, Tahir Çitaku, që ka ndërruar jetë. Ai përveç që është dalluar në Policinë e Kosovës, ka qenë edhe një tifozë i flaktë i klubit të futbollit Drenica, por edhe klubeve tjera sportive nga Skenderaj.
Çitaku 40 vjeçar ishte shumë i dashur dhe gëzonte një respekt të madh në Skenderaj. Ai pothuajse nuk lente ndeshje të Drenicës pa e shikuar dhe ishte shok i ngushtë i kapitenit të drenicasve, Sami Gecit.
Hera e fundit kur ai e pa Drenicën duke luajtur ishte ndeshja në Prizren ndaj Lirisë që u luajt të mërkurën. Infokusi.com mëson se Çitaku ka ndërruar jetë mbrëmë në orët e vona pas një sulmi në zemër. Vdekja e Çitakut i ka shokuar shumë sportist në Skenderaj të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes, transmeton “Gazeta Olle”.
Duhet theksuar se Çitaku ka qenë edhe kampion i Kosovës në shenjëtari, sport që e ka pasur në qejf dhe njihej edhe si një sportist i madh.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet me 6 nëntor në ora 13:00 në varrezat e fshatit Qubrel.
Lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut e ka konfirmuar edhe kapiteni Drenicës, Sami Geci, i cili ishte shok i mirë i Çitakut.