Vela: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë të mërkurën se grupet kriminale serbe po përgatisin lista për t’i çuar serbët e Kosovës në tubimin e 26 majit në Beograd të cilin e organizon pushteti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka treguar për format të cilat po i përdorin grupet kriminale.

”Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd: përgatitja e listave të të gjithë personave që do të udhëtojnë; Marrin me qira të gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës; Pushimi vjetor i anuluar i punëtorëve”, ka shkruar Vela.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme