Në dhjetor të vitit të kaluar, çifti Altin dhe Iliriana Basha ranë pre e emisionit investigativ “Piranjat”, si abuzues të paskrupullt me fondet e shfaqeve të Teatrit Kombëtar.
Basha u akuzua se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi, kishte punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqjeje me buxhet 12 milionë lekë, për kostumet dhe skenografinë.
Pas këtij skandali ai u detyrua të largohej me turp nga detyra e drejtorit, madje me po aq turp sa sa e mori atë detyrë, në këmbim të tradhëtisë që i bëri protestës kundër shembjes së Teatrit.
Ashtu sikurse duket edhe në tabelën e mëposhtme, të nxjerrë nga dosja Veliaj, duket qartë se financimet për shoqatën e çiftit Basha, përkojnë me periudhën pas shembjes së Teatrit, ndonëse “Bash-Art” ishte krijuar katër vite më parë.
Mjafton kjo tabelë për të përforcuar dyshimin se Veliaj i bleu me para publike ata që rekrutoi për të tradhëtuar kauzat qytetare, të cilët më pas, i përdori në mënyrë të paskrupult për interesat e tij.
Regjisori Robert Budina, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ është ndalur më gjatë për të diskutuar rreth këtij skandali, me emrat e lartpërmendur, ku ndër të tjera tha se financimet shkojmë si mbas dëshirës së atyre që i udhëheqin ato (në këtë rast kryetari i bashkisë) tregon që këta njerëz kanë marrë lekë për të bërë karrierë politike.
‘Ka dhe një veçanti në këtë rast, që kur ne mbronim Teatrin Kombëtar, sidomos nga Zoti Altin Basha, ne jemi akuzuar për politikë. Sot ju më shikoni mua diku, të reshtuar për të përfituar diçka? Jo!’- tha Budina
Deklarata e tij:
“Mendoj se nëse do bëhej nja punë e ndershme, pa qenë e nevojshme të shitet në atë formë, nëse do e marim të tillë, ‘e fus në thonjza këtë që thashë’ sepse nuk më pëlqen të përdor tone denigruese për kushdoqoftë ai.
Mendoj se me punën që kishte bërë mund ti merrte farë mirë pa qenë nevoja që të qëndronte mbas teatrit , para teatrit, u shemb teatri apo kush e di se çfarë.
Shifra për atë që marrin artistët e tjerë është absolutisht e lartë, instuitucionet shqiptarët nuk japin fare shpjegime e na qëllon që një njeri i ka grumbulluar të gjitha.
Në një vend normal, nëse ai do i merrte me punën e tij të ndershme, nuk do përbente lajm fare, por në momentin që të tjerët nuk marrin financime, e financimet shkojmë si mbas dëshirës së atyre që i udhëheqin ato, në këtë rast kryetari i bashkisë, ne marrim një deduksion që këta njerëz kanë marrë lekë për të bërë atë karrierë politike që kanë bërë.
Ka dhe një veçanti në këtë rast, që kur ne mbronim ‘Teatrin Kombëtar’, sidomos nga Zoti Altin Basha, ne jemi akuzuar për politikë.
Sot ju më shikoni mua diku, të reshtuar për të përfituar diçka? JO! Ishte një përpjekje e sinqertë për të bërë diçka dhe ndërkohë që tani na del që sipas datave që përkojnë me këto financime, emrat e përmendur janë pranë këtyre ngjarjeve”
K.S/ Syri.Net