Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i gjendur përballë një serie skandalesh korruptive zgjedh të mbrohet duke sulmuar median që i publikon faktet që e ndjekin pas, nga akuzat për implikim në Ndragheta, milionat e hedhura te incineratori inekzistent i Tiranës dhe vjedhja e varreve të Tiranës. Skenari i sulmit përsëritet, por sulmet nuk fshijnë dot dosjet e arkivuara në SPAK.
Erion Veliaj thuajse në çdo televizion që përballet me pyetjet se përse harroi premtimin e bërë në fushatën e votimeve pa konkurrentë zgjedh të përgjigjet me sulm të drejtëpërdrejtë ndaj televizionit Ora News.
Por nuk kuptohet se cili është shkaku që ai përmend pjesëmarrjen ose jo në studio. Duket si një pjesë e një filmi të ish-kinostudios “Shqipëria e re” të viteve të komunizmit ku fëmijët përshkruajnë mjaft mirë situatën e zymtë.
Dhe jo vetëm. Veliaj duket më shumë si deputetët që kur në qeveritë e shkuara socialiste deklaronin se nuk pranonin të bëheshin ministra edhe pse askush nuk ua kërkonte një gjë të tillë. Por sërisht përgjigjen e kësaj e gjejmë tek i njëjti film, i cili ka pjesë mjaft interesante.
Nuk mendojmë se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk e beson sot këtë fjali. Në dritën e diellit janë mbi 100 milionë euro që janë dhënë në incineratorin e Tiranës që nuk ofron asnjë punë.
A nuk është KLSH që e ka deklaruar se Bashkia e Tiranës i paguan kot. A nuk është Veliaj që deklaroi se për landfillin bashkia ka para edhe pse ia merr buxhetit të shtetit. Por çfarë e ka shtyrë ti jap këto para pa fund?