Veliaj kërkon lirinë duke ofruar garanci pasurore, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të  Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo po hetohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.


Ndërkohë, në të njëjtën ditë, Erion Veliaj pritet të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga paraburgimi. Seanca do të zhvillohet në orën 14:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt, pasi u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën për korrupsion pasiv në 9 episode të ndryshme dhe pastrim parash. Ai ka paraqitur disa kërkesa për lirim, por deri më tani të gjitha janë refuzuar nga gjykatat.

Hetimet ndaj çiftit Xoxa–Veliaj janë pjesë e një dosjeje të zgjeruar të SPAK që përfshin zyrtarë të lartë lokalë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në skema korruptive me përmasa të mëdha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme