Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar në kryeqytet nuk do të ketë një kullë.
Deklarata është bërë këtë mbrëmje në koncertin Vienna Salutes Tirana, e cila ka çelur zyrtarisht Vtin Kulturor Austri- Shqipëri në kryeqytetin shqiptar.
“Unë kam një lajm të mirë sot. Ne tashmë e kemi marrë një vendim, nuk është sekret. Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë dhe jemi të vendos që në kohë rekord ne ta zhvillojmë këtë projekt.
Ju premtoj sot publikisht që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”, theksoi Veliaj.
Kujtojmë se njëri ndër shqetësimet e artistëve të cilët kanë kundërshtuar prishjen e Teatrin Kombëtar kanë qenë në lidhje edhe me zërat se ndërtesa jo vetëm do të prishet, por pranë saj do të ndërtohet dhe një kullë./