‘Veliaj në Tokio me ‘ftesë’ të bashkisë’/ Këlliçi: Rekordmen olimpik i mashtrimit publik në stilin e shkëputjes

Deputeti i PD dhe njëherazi kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka ironizuar propagandën e Veliaj për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, se ndodhej me ftesë të baskisë së Tokios.

‘Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Mashtruesi olimpik!

Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.

Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.

Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme