Veliaj nga Njësia 5: PS punon edhe për emigrantët jashtë vendit, që mezi presin të legalizojnë mundin e djersën

Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar amnistinë fiskale një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët që emigruan në vitet e vështira të tranzicionit politik. Gjatë takimit final me kandidatët për kryetar të PS në Njësinë 5, ku së shpejti pritet të shpallet fituesi i garës, Erion Veliaj veçoi pikërisht nismën më të fundit të qeverisë, si shembull për të treguar se kjo forcë politike nuk punon vetëm në fushatë, por në çdo ditë të vitit për qytetarët dhe në këtë rast, edhe për bashkëkombësit tanë.


“Ne nuk jemi si ata që organizohen muajin e fundit dhe xhirojnë gomat në fushatë. Ne duhet ta fitojmë betejën përditë, jo një herë në 4 vjet. Sot Edi Rama dhe ministrja e Financës kanë një betejë në publik për amnistinë fiskale. Më thotë dot kush prej jush nëse nuk e ka një të afërm që ka punuar jashtë vendit kamerier, banakier apo pjatalarës, që punën e parë nuk e ka pasur me letra të rregullta pasi me gjasë ka qenë emigrant dhe është detyruar të pranojë një rrogë të padeklaruar? Kjo pyetje është për njerëz që ne i njohim, janë kushërinjtë tanë, fisi ynë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Partia Socialiste sot duhet të jetë në të njëjtin hap me teknologjinë e kohës. “Partia Socialiste e qytetit që sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë duhet të mbajë hapin e të rinjve, duhet të flasë për tema si kodimi, blockchain, robotikën dhe inteligjencën artificiale. Këto janë temat për të cilat flet rinia e 2023. Ne do na votojnë çuna dhe goca që kanë lindur në 2005, prandaj nuk u flasim dot për Saliun sepse ata nuk e kanë njohur fare dhe më mirë që nuk e kanë njohur se do ishin traumatizuar. Por, ne e kemi detyrim ta ngrejmë stekën”, tha Veliaj.

Ai tha se në 2023 qytetarët do të zgjedhin mes PS, që di të qeverisë, të bëjë shtet e qytet, një forcë që reflekton civilizëm, dhe një force tjetër si PD, që djeg selinë e saj dhe sa herë kanë zgjedhje Brenda tyre përgatiten për mundje, për beteja me gaz lotsjellës, me qysqi, leva e shkopinj bejsbolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme