Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka deklaruar pak kohë pasi Erion Veliaj u bë kryebashkiaku i Tiranës se është një super mashtrues i lindur.
Në një intervitë me gazetarin Aulon Kalaja, Spahiu ka kujtuar se Veliaj ka ardhur në Shqipëri në moshën 21 vjeçare dhe ka thënë se kishte mbaruar 3 fakultete dhe kishte punuar në 62 vende të botës.
‘Nëqoftë se ka njeri më gënjeshtar profesionist por është profesionist vetëm. Nëqoftë se do të ishte më i madh në moshë, piramidat s’do i kishte bërë Vebi Alimuça me Suden, por Erion Veliaj, është super mashtrues i lindur’, shprehej Spahiu.
Spahiu: E njoh e njoh Erion Veliajn dhe kemi punuar bashkë me shoqërinë civile. Në moshën 21 vjeç erdhi nga jashtë shtetit dhe tha kam mbaruar 3 fakultete dhe kam punuar në 62 vende të botës. Kur i bëm ne llogarinë ne i thash o Erion ti duhet të jesh 221 vjeç, pse më tha mua, por i thash të mbarosh 3 fakultete dhe të punosh në 62 vende të botës po ti mbledhësh nga ana aritmetike i bie të jesh 220 vjeç, ti 21 vjeç je i thash i bie të mos kesh mbaruar asnjë fakultet, i bie të jesh me gjimnaz. Ndejti ndejti nuk dha përgjigje rrotullohej. Erioni është një mashtrues i lindur. Nëqoftë se ka njeri më gënjeshtar profesionist por është profesionist vetëm. Nëqoftë se do të ishte më i madh në moshë, piramidat s’do i kishte bërë Vebi Alimuça me Suden, por Erion Veliaj, është super mashtrues i lindur.
Kalaja: Po nga erdhi ky personazh?
Spahiu: Nga Ura Vajgurore. Dhe harram i qoftë PD-së që një mashtrues nga Ura Vajgurore erdhi në mes të Tironës dhe e mundi me 100 mijë vota PD.
Kalaja: Jo me 100 mijë por me 40 mijë vota.
Spahiu: 40 mijë i thua ti por 100 mijë morën si parti diferencë ata. Falë Gjergj Bojaxhiut dhe falë Halimit, Erioni mori shumë.
© SYRI.net