E ftuar në emisionin “Në Qendër”, me gazetarin Vasko Eftov, analistja Mirka Velinovska ka adresuar akuza të rënda ndaj atyre që, sipas saj, kanë për qëllim ta ndihmojnë “revulucionin laraman” në Maqedoni.
Sipas saj, është implikimi i CIA – s që ndërhyn në punët e Ballkanit.
Velinovska është ndalur të flasë në rolin e drejtorit të Fondacionit “Rckefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi.
“Ai nuk është vetëm drejtor I fondit “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perendimor, por gjithashtu është edhe në bordin e këtij fondi”, ka thënë ajo, përcjellë portali Sakte.net
Sipas Velinovskës, Abazi është një prej sponzorëve të lobit shqiptaro – amerikan që sipas saj, ka ndikim dhe lidhje të fuqishme prej nga vijnë edhe kërkesat e kongresmenëve dhe senatorëve amerikan për shkatërrimin e Maqedonisë.
Deklarimet e Mira Velinovskës kundër shqiptaro – amerikanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund t’i ndiqni nga minuta e 20’të e emisionit./Sakte.net