Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, duke folur në përvjetorin e 12 të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ka hedhur akuza të ashpra në drejtin të qeverisë së Kosovës, dhe Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se po rrezikohet miqësia nga njerëz të papërgjegjshëm, duke iu referuar koalicionit qeverisës, AAK-PDK.
Veliu ka thënë se Ibrahim Rugova ia hapi dyert Kosovës, ndërsa sipas tij, disa politikan të papërgjegjshëm, po ia rrezikojnë miqësinë Kosovës.
“Për dallim nga këta të sodit që po i rrezikojnë miqësinë, po rrezikohen nga njerëz ta papërgjegjshëm, Rugova krijojë aleanca më të gjithë. Dyert e aleatëve tanë janë mbyllur për shkak të politikanëve jo serioz dhe me kauza të rrejshme, që synim kishin ardhjen në pushtet”, ka thënë Veliu.