Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pasiqë kjo e fundit nuk është parti e djathtë.
Kështu ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu pasi është pyetur nga gazetarët për mundësinë e koalicionit me këtë subjekt politik.
Këto komente ai i bëri, në konferencën për media, ku u u prezantua kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Avullah Hoti.