Veliu: Nuk kemi emër për president, por duam zotimin e VV-së se do ta mbështesë

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, po vazhdon të insistojë që posti i presidentit t’i takojë me çdo kusht këtij subjekti e jo Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se ende nuk e kanë emrin e kandidat për president dhe se në momentin që e kanë do e bëjnë publik.

Ndonëse kanë mbetur edhe tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes LVV dhe LDK-së, por Veliu tha se nuk e di se a do zhvillohet ndonjë takim në mes liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti rreth arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këto komente nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i bëri me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku anëtarë të Kryesisë dhe struktura të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Sipas tij LDK po kërkon një zotim nga Lëvizja Vetëvendosje rreth postit të presidentit.

“Nuk e di a do të ketë sot sepse e sot jemi të angazhuar me aktivitete rreth shënimit të 30 vjetorit, por kurdo që Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ka hapësirë ende për t’u takuar ne jemi të gatshëm që të takohemi dhe të bisedojmë. Nuk po bisedohet këtu për të lëshuar pe, por kjo është një kërkesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse ne mendojmë se ai pozicion në këtë raport forcash i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse edhe presidenti edhe kryeministri t’i takojë një subjekti politik në këtë raport forcash është e tepërt. Jemi duke biseduar dhe duke bërë përpjekje, mirëpo ne mendojmë e kemi diskutuar dhe dominon një mendim se në këtë raport forcash Lidhja Demokratike duhet ta ketë të drejtën e propozimit të një kandidati për president, pastaj Lëvizja Vetëvendosje ta merr një zotim se do e përkrah atë kandidat që e kandidon Lidhja Demokratike e Kosovës, asgjë më tepër”, tha ai.

I pyetur se përse nuk po bëhet i ditur emri i kandidat të LDK-së për president të Kosovës, nënkryetari i LDK-tha se ende nuk dihet emri, dhe se kur të vije koha do ta bëjnë publik.

“Jo që nuk është koha, por po iu them sinqerisht Lidhja Demokratike nuk ka emër për kandidat sot, nuk ka, kur të vije koha ne do ta bëjmë publik edhe emrin”, u shpreh Veliu.

Në 30-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kjo parti nga anëtarët e saj po konsiderohet si parti e cila po punon në shtet ndërtimin dhe integrimin e Kosovës./KSP/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme