Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë me dije se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Veliu në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ka thënë se funksionimi apo prishja e koalicionit qeverisës si dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk kanë të lidhura me çështjen e demarkacionit.
Ai i ka sugjeruar Qeverisë ta procedojë për në Kuvend ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por ka thënë se vendimi final mbetet në duart e deputetëve.
Veliu ka theksuar se deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre dhe askush nuk është duke u bërë presion lidhur me çështjen e demarkacionit.
Ai ka vlerësuar se opozita ka dështuar në kauzën e saj dhe e ka bërë përgjegjëse kryesore për izolimin e Kosovës.