Vëllai i kryetarit të vrarë të Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Kosovës Miroslav Ivanoviq, ka vlerësuar se kjo vrasje është bërë me paramendim, profesionalisht dhe me prapavijë politike.
“Përfundimisht Oliveri është eliminuar politikisht”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se nuk ka kurrfarë informatash për rrjedhën e procesit i cili, sipas tij, “po zhvillohet kryesisht në publik”.
Në pyetjen nëse vëllai i tij është eliminuar si kundërshtar i mundshëm i ndarjes dhe i caktimit të kufijve me Kosovën, , Miroslav Ivanoviq ka thënë se kjo është krejtësisht e mundshme.
“Unë jam shumë i rezervuar për ta thënë fjalën përfundimtare, por përfundimisht Oliver Ivanoviq është vrarë pse ka pasur qëndrim tjetër politik për ndarjen dhe caktimin e kufijve dhe ai për këtë është deklaruar disa herë dhe në disa vende e raste. Kjo mund të shikohet në internet, e sidomos në pjesën e dytë të vitit 2017, para fundit të jetës së tij”, ka thënë për gazetën “danas” Miroslav Ivanoviq.
Ai ka vlerësuar se e vërteta për vrasjen e vëllait të tij mund të jetë punë tregtare – politike ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe sistemi juridik i Kosovës ka aftësi ta zgjidhë këtë problem deri në fund porse çështje është se së pari duhet arritur te sistemi juridik “.
“Po shihet se liderët politikë të Beogradit e të Prishtinës po deklarohen për këtë temë, madje në disa momente ata kanë thënë se janë shumë afër zbulimit të ekzekutorëve, urdhërdhënësve dhe të prapavijës komplete politike të vrasjes. Porse, këtu është ndaluar” ka thënë Miroslav Ivanoviq duke shtuar se “vetëm sa nuk supozohej se edhe do të publikoheshin edhe emrat”.
Ai ka shtuar, transmeton Koha.net se gjatë shtatë muajve të shkuar nuk ka pasur asnjë takim me asnjë lider politik të cilët do ta komentonin rastin gjë që, sipas tij, tregohet serioziteti për t’i shkuar në fund procesit.
“Para së gjithash, policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë pjesën e vet të punës … Mendoj se jurisprudenca kosovare, policia dhe prokuroria, këtë mund ta bëjnë, porse vetëm duhet që ajo ta dëshirojë këtë me sinqeritet”, ka tënë Miroslav Ivanoviq.
Lideri i Iniciativës Qytetaare “Serbia, demokracia, drejtësia” (GI SDP) Oliver Ivanoviq është vrarë para shtatë muajve në Mitrovicë e kolegët e tij partiakë thonë se ende nuk dihet kush e ka bërë vrasjen.