Dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë akuzuar së fundi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se ia kanë mundësuar jashtëligjshëm një personi që të marrë pensionin e dëshmorit për pesë vjet.
Bajram Pajaziti, i cili është vëllai i heroit Zahir Pajaziti, si dhe Bajram Azemi po ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, të pandehurit në vazhdimësi prej muajit gusht të vitit 2009 deri më datën 13 tetor të vitit 2014 ia kanë mundësuar marrjen e pensionit të dëshmorit Rexhep Haxhës, i cili është babai i dëshmorit Bahri Haxha.
Bajram Azemi, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Departamentit për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës e viktimave civile në Ministri, si dhe Bajram Pajaziti në cilësinë e drejtorit të Departamentit të lartcekur, duke i tejkaluar autorizimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për mijëra euro.
koha.net