Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në fshatin Vërrnicë, në Mitrovicë.
Tutje në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.