Një djalë nga Suhareka ka pësuar lëndime nga therrja me thikë që i bëri aksidentalisht vëllai.
Policia e Kosovës njoftoi se dje rreth orës 13 një i mitur i nacionalitetit ashkali ka therrur me thikë kuzhine vëllain e tij po ashtu të mitur.
Sipas policisë viktima është dërguar në tretman mjekësor.
Ky është rasti i tretë i therrjeve të të miturve që ndodhi dje sipas raportit ditor të policisë.