“Vëllavrasje” – Bilall Kasami komenton deklaratat e Ali Ahmetit

Bilall Kasami nga “BESA”, pjesë e koalicionit VLEN, sot ka komentuar deklaratat e Ali Ahmetit, i cili tha se “ngjarjet e fundit politike mund të çojnë në vëllavrasje”, duke iu referuar vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotim.

Kasami tha se kjo është një deklaratë shumë serioze dhe e rrezikshme, derisa theksoi se ata si koalicion nuk janë të interesuar për asnjëlloj konflikti.

“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën , konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje. Ne si koalicion VLEN nuk jemi të interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti, apo mos të themi të një situate pak më të rëndë”, tha Kasami./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme