Gazetar: Miki Trajkovski
Spitalet në Zvicër, Austri, Gjermani, Suedi, Norvegji, por edhe SHBA, janë destinacionet ku shkojnë kryesisht mjekët shqiptarë dhe personeli tjetër mjekësor nga Maqedonia e Veriut për të punuar si infermierë, akusherë dhe fizioterapistë. Në pesë vitet e fundit më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, por Shoqata e mjekëve shqiptarë në Maqedoni thotë se këtë vit ka trend të zvogëlimit të këtij numri.
Elezi shpreson se premtimet e ministrit të Shëndetësisë Taravari për punësimin e mjekëve dhe zgjidhjen e problemit me specializantët do të realizohen dhe me këtë do të përmirësohet gjendja e shëndetësisë në vend. Në shumë spitale si në Tetovë, Kumanovë, Strugë dhe Kërçovë ka mungesë të specialistëve të fushave të ndryshme.
Një nga arsyet e largimit të mjekëve, përveç pagave dhe kushteve më të mira të punës, është edhe statusi i pazgjidhur, si dhe administrata e ngarkuar me të cilën ata përballen në punën e përditshme, specializimet e gjata, madje nga gjashtë vite. Megjithatë, askush në vend nuk ka numër të saktë se sa mjekë nga Maqedonia e Veriut punojnë jashtë vendit, edhe pse sipas disa të dhënave, rreth 250 largohen çdo vit. Struga ishte nikoqir i qindra mjekëve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera nga rajoni në simpoziumin e 29-të ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata e mjekëve shqiptarë./Alsat.mk