Vendet ku munden dhe s’munden të udhëtojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Kufijtë e vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë nën masa të veçanta anti-kovid. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë e Veriut që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit, patjetër që duhet të informohen me kushtet e vendit që dëshirojnë të shkojnë, nëse dëshirojnë që të mos hasin në probleme. Ajo që mund të thuhet është se shumica e vendeve kërkojnë test negativ PCR, shkruan Portalb.mk.

Hapje, mbyllje, kufizime, testime, testime, PCR, karantinë, izolim apo vetëizolim, këto janë disa prej termeve me të cilat janë përballur më shpesh qytetarët të cilët kanë vendosur që të nisen për në një udhëtim për arsye të ndryshme. Prej marsit të vitit 2020, kur edhe filloi pandemia COVID-19, lëvizja e qytetarëve është nëpër shtetet e Evropës, por edhe më gjerë bëhet nën rregulla dhe protokolle të veçanta me qëllim të parandalimit të virusit korona, me të cilin deri më tani janë infektuar gjithsej në botë mbi 110 milionë njerëz, ndërkaq kanë ndërruar 2,43 milionë prej tyre.

Nëse në të kaluarën, është dashur që para udhëtimit ta kontrolloni afatin e pasaportës, vizën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme për kalim/qëndrim në një vend të caktuar, prej marsit të vitit të kaluar duhet që të kontrolloni se në shtetit që udhëtoni, çfarë rregulla janë në fuqi për të kaluar apo qëndruar.

Në këtë kohë që pandemie, atë që duhet të dinë udhëtarët është se lajmet për hapjen e kufijve vazhdimisht përditësohen varësisht prej shtetit. Pra secili shtet, ka rregullat e veta.

Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet e rralla që momentalisht nuk ka kurrfarë kushte anti-kovid për të gjithë ata që hyjnë në vend. Pra nuk nevojitet test PCR negativ, as nuk ka karantinim, pavarësisht se nga cili vend vijnë udhëtarët.

Portalb.mk, ka përgatitur një përmbledhje me informata se ku mund të udhëtojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Në këtë listë janë të vendosura shtetet e Ballkanit, BE-së, Rusi, SHBA dhe Australi. Duhet theksuar se informatat e mëposhtme janë të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila i ka publikuar në ueb-faqen e saj, por të njëjtat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Në faqen e tyre mund gjeni dhe këshilla për para udhëtimit dhe numra për informata shtesë.

*Informatat janë të marra për datën 17.02.2021

Australi

Për hyrje në Australi nevojitet test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Testi duhet të tregohet para se të nis fluturimi. Me test pozitiv nuk lejohet udhëtimi.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Austri

Udhëtimi në këtë shtet duhet të bëhet me regjistrim paraprak, të cilën duhet ta tregojnë pastaj në kufi. 10 ditë karantinë për ata që udhëtojnë nga vendet me rrezik të lartë (Maqedonia e Veriut është një prej tyre), por mund të dalin nga karantina pas 5 ditëve, nëse testohen dhe i njëjti është negativ, në këtë rast testi paguhet.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Bullgari

Në shtetin fqinj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë me test PCR negativ, por jo më të vjetër se 72 orë.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Shqipëri

Shqipëria i ka kufijtë e hapur për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisht nuk duhet miratim për hyrje, nuk duhet PCR test, nuk ka karantim apo vetëizolim.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Belgjikë

Udhëtimi jothelbësor për në Belgjikë është  ndaluar, me përjashtim të disa kategorive siç janë: punëtorët shëndetësorë, punëtorët tejkufitar, punëtorët sezonal, personeli transportues, udhëtarët që transitojnë, diplomatët, personat që udhëtojnë për arsye familjare, për funerale, martesa civile apo fetare, për arsye shëndetësore apo humanitare, gjyqësore, studimeve, por edhe ekonomike nëse punët janë të paanulueshme dhe për marinarët.

Gjithmonë është e nevojshme të dëshmohet arsyeja thelbësore. Gjatë prezantimit të dëshmive të vlefshme, ambasadat belge dhe konsullet jashtë vendit (jashtë BE+), mund të japin vërtetim për udhëtim thelbësor të personave që udhëtojnë në Belgjikë.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Bosnje dhe Hercegovinë

Hyrja në këtë shtet është e lejuar me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë. Në BeH nuk ka në fuqi masë karantimi, ndërkaq edhe për udhëtarët transit ka kushte të veçanta, të cilat mund t’i lexoni: KËTU.

Gjermani

Të gjithë personat që kanë qëndruar 10 ditë në Maqedoninë e Veriut (si një ndër shtetet me rrezik të lartë) para hyrjes në Maqedoninë e Veriut, patjetër duhet të shkojnë në karantinë 14 ditore, pas hyrjes në Gjermani. Ky obligim vlen pavarësisht nga shtetësia, janë të përjashtuar vetëm udhëtarët që transitojnë.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Greqi

Deri më 22 shkurt është në fuqi ndalesa për hyrje në Greqi, përveç udhëtarëve transit, studentëve, personat që kujdesen për të moshuarit dhe me invaliditet, por edhe për punëtorët sezonal bujqësor.

Për detaje shtesë lexo: KËTU.

Danimarkë

Nuk lejohet hyrja në këtë shtet. Ka një listë të shteteve që lejohet hyrja prej tyre, e cila vazhdimisht përditësohet varësisht nivelit të infektimit, por në atë listë nuk është edhe Maqedonia e Veriut. Për të hyrë në këtë shtet, duhet që të dorëzohet vërtetim për arsye të bazuar (udhëtim te prindi, fëmija, bashkëshorti, partneri- i cili e ka të rregulluar qëndrimin, prani në funeral, shërim, obligime ligjore, udhëtim zyrtar).

Transiti lejohet nëse ka vërtetim për arsye të bazuar dhe e njëjta të realizohet pa vonesë.

Për më shumë informata mund të lexoni: KËTU.

Itali

Mundësia për hyrje nga Maqedonia e Veriut është vetëm për arsye specifike, të cilat duhet të shpjegohen në mënyrë precize, për shembull për punë, urgjencë absolute, nevoja shëndetësore, nevoja për studim, kthim në ndonjë shtëpi ose vendbanim. Në këtë rast, të njëjtit obligohen që të dorëzojnë certifikatë për test antigjen jo më të vjetër se 72 orë përpara hyrjes në Itali dhe test PCR me rezultat negativ.

Për më shumë informata mund të lexoni: KËTU.

Kosovë

Qytetarët e RMV-së në Kosovë mund të udhëtojnë pa asnjë kufizim në kontekst të KOVID-19, pra nuk kërkohet test PCR me rezultat negativ, apo ndonjë masë tjetër.

Për më shumë informata mund të lexoni: KËTU.

Lituani

Hyrja mbetet në këtë shtet mbetet e ndaluar për shtetasit e RMV-së, përveç rasteve të jashtëzkonshme. Për ata që e kanë të rregulluar statusin e tyre për hyrje apo qëndrim, duhet që në 24 orët e para, pas hyrjes të testohen ose vetëizolohen 10 ditë dhe t’i ndjekin dispozitat për izolim të detyrueshëm. Nuk do të izolohen nëse kanë test negativ më të vjetër se 48 orë. Për detaje mund të kontaktoni: pilieciai@urm.lt.

Maltë

Nuk lejohet hyrja direkte nga shteti ynë, pa qëndruar 14 ditë në ndonjë prej shteteve të ashtuquajtura të sigurta.

Norvegji

Nuk lejohet hyrja në këtë shtet, përveç familjarëve të ngushtë, të cilët duhet paraprakisht ta njoftojnë udhëtimin e tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë, fëmijët, prindërit, gjyshërit, nipat dhe mbesat, partnerët. Për ata që e kanë. Ata që kanë leje qëndrimi apo nënshtetësi, pas hyrjes në këtë shtet nuk ka nevojë për test PCR negativ, por vetëm duhet që të qëndrojnë në vetëizolim 10 ditë.

Më shumë informata mund të merrni: KËTU.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut

Për hyrje duhet vizë ose leje për qëndrim. Para udhëtimit, udhëtari plotëson formular online 48 orë para udhëtimit në lidhje me lokacionin dhe për kontaktet me të dhëna detale, me qëllim që sa më shpejtë dhe lehtë të lokalizohet nëse ka ose do të infektohet me COVID-19. Formulari tregohet para hyrjes në kufi. Gjatë hyrjes në MB, nuk nevojitet test negativ.

Personat që vijnë nga lista e vendeve me rrezik të lartë duhet të vetëizolohen së paku 10 ditë. Pas ditës së pestë të izolimit mund të bëjnë test me financa private, dhe nëse i njëjti del negativ mund të dalin nga vetëizolimi.

Kush nuk i plotëson masat për vetëizolim dënohet me gjobë prej 10.000 paund.

Informata të detajuara mund të lexoni: KËTU.

Poloni

Në këtë shtet lejohet hyrja në të gjitha pikat kufitare, për ata që duan të qëndrojnë nevojitet karantimin 14 ditor. Në karantin nuk nevojitet të shkojnë ata që kanë nënshtetësi, fëmijët apo partnerët e shtetasve të Polonisë, nxënësit ose studentët, diplomatët, personat që punojnë nëpër ferma, personeli mjekësor.

Detaje mund të lexoni: KËTU.

Portugali

Ky shtet nuk e lejon hyrjen e shtetasve nga Maqedonia e Veriut.

Rumani

Qytetarët që shkojnë nga Maqedonia e Veriut janë të obliguar të shkojnë në karantinë 14 ditore.

Detaje mund të lexoni: KËTU.

Rusi

Kufijtë e Federatës Ruse edhe më tej janë të mbyllur për komunikacion ndërkombëtar të udhëtarëve.

Detaje mund të lexoni: KËTU.

Slloveni

Sllovenia vazhdon ta mbajë Maqedoninë e Veriut në “listën e kuqe”, pra si vend me rrezik të lartë në kontest të KOVID-19, për këtë ata që shkojnë në këtë shtet do të obligohen të qëndrojnë në karantinë 10 ditë ose në të kundërtën duhet të kenë test PCR me rezultat negativ, por jo më të vjetër se 48 orë.

Detaje mund të lexoni: KËTU.

Sllovaki

Ata që shkojnë në Sllovaki do të duhet të izolohen 10 ditë, në rast se dëshirojnë të dalin nga karantinimi mund të bëjnë testim vetëm pas ditës së 5 të karantinimit me kusht që testi të jetë negativ.

Më shumë informata, mund të lexoni: KËTU.

Serbi

Prej 14 janarit ka hyrë në fuqi masa, për shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk ka nevojë për test PCR dhe karantinim.

Informata të detajuara lexoni: KËTU.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Para udhëtimit duhet të bëhet testim (antigjen/NAAT) së paku deri në 3 ditë para datës së fluturimit. Para nisjes, duhet që rezultatin negativ, udhëtarët t’ia tregojnë aviokompanisë ose dokumentacionin për shërbimin e tyre nga virusi, pavarësisht nëse e kanë marrë vaksinën për KOVID-19.

Udhëtarët duhet që të kenë dëshmi për testim pavarësisht llojit të fluturimit, duke i përfshirë edhe ata privat dhe çarter.

Informata të detajuara mund të lexoni: KËTU.

Turqi

Për hyrje në Turqi nevojitet test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Për transit nuk kërkohet test. Kjo masë do të vlejë deri më 1 mars.

Hungari

Sipas rregullave, personat që nuk janë shtetas të Hungarisë nuk u lejohet hyrja për qëndrim në Hungari. Për transit, lejohet me kusht që gjatë hyrjes t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe gjatë së cilës nuk paraqitet dyshim për infektim.

Gjatë transitit, udhëtarët duhet të lëvizin nëpërmjet rutës së caktuar dhe kanë të drejtë të ndalojnë vetën në ato që i ka lejuar shteti. Të njëjtit nuk guxojnë të qëndrojnë në Hungari më shumë se 24 orë.

Finlandë

Për ata që shkojnë në Finlandë nga Maqedonia e Veriut do të përballen me karantinë 14 ditore. Të njëjtit mund ta shkurtojnë periudhën e karantinës nëse bëjnë testim në Aeroport ose port, sapo të mbërrijnë në Finlandë, ndërkaq më pas të ritestohen në shtëpi, por jo më herët se 72 orë, me kusht që testi i tyre të jetë negativ.

Informata të detajuara mund të lexoni: KËTU.

Francë

Në këtë shtet nuk lejohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Në Francë mund të hyjnë/transitojnë vetëm personat që me nënshtetësi ose partnerët e tyre, diplomatët, personel mjekësor i angazhuar në luftën anti-kovid, anëtar i avio-ekuipazhit, personi që transporton mallëra në linjë ndërkombëtare, transport me autobus ose tret, anëtarët e anijeve tregtare dhe të peshkimit, për qëllime studimore, shëndetësore. Nëse plotësohen këto kushte, udhëtari duhet të ketë test PCR me rezultat negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Detaje më të hollësishme mund të lexoni: KËTU.

Holanda

Holanda ka miratuar ndalesë për udhëtime jothelbësore. Kufijtë janë të hapur, por fuqishëm rekomandohet të mos udhëtohet, nëse i njëjti nuk është shumë urgjent. Holanda ka ndaluar edhe disa kategori të përjashtuara për udhëtim, siç janë biznesmenët, studentët, emigrantët e kualifikuar lartë, profesionalistët prej sektorëve të kulturës dhe personat që janë në lidhje partnere, a që vijnë nga vendet jashtë BE-së. Ata që i plotësojnë kushtet, duhet të kenë PCR test me rezultat negativ jo më të vjetër se 72 orë. Test negativ nga rapid Kovid-19 (antigjen) jo më të vjetër se 4 orë. Pas arritjes në Holandë, udhëtari shkon në karantinë 10 ditore.

Edhe ata që transitojnë duhet të kenë test negativ. Në Holandë është aktive ora policore e përditshme, prej orës 21:00 deri në ora 04:30.

Detaje më të hollësishme mund të lexoni: KËTU.

Kroaci

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që dëshirojnë të shkojnë në Kroaci duhet të kenë PCR test me rezultat negativ, jo më të vjetër se 48 orë (nga momenti i marrjes së strishos, deri në arritjen në pikën kufitare). Transiti nëpër territorin e Kroacisë është i lejuar (hyrje-dalje), por i njëjti duhet të kryhet brenda 12 orëve.

Informata të detajuara mund të lexoni: KËTU.

Mali i Zi

Prej 12 janarit të këtij viti, Mali i Zi nuk kërkon PCR test dhe karantimin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në këtë shtet.

Çeki

Në këtë shtet ndalohet hyrja e shtetasve që nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit. Përjashtime për këtë vendim ka për familjarët e shtetasve – bashkëshort, fëmijë në moshë nën 21 vjet, prindër të fëmijëve që nuk janë më të vjetër se 21 vjet, gjyshër etj. Gjithashtu përjashtohen nga ky vendim edhe ata që udhëtojnë për qëllime mjekësore, punë diplomatike, gjyqësore, humanitare dhe ngjashëm. Për transit lejohet, por me kusht që ta lëshojnë vendin jo më shumë se pas 12 orëve. Nëse qëndrojnë, duhet të plotësojnë formularë elektronik, test privat PCR në territorin e Çekisë, në afat prej 5 ditëve ose të tregojnë test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, të bërë bërë në ndonjë shtet të BE-së.

Informata më të hollësishme mund të lexoni: KËTU.

Zvicër

Për hyrje dhe transit në Zvicër, qytetarët e RMV-së nuk duhet të shkojnë në karantinë, por vetëm se duhet ta kenë të rregulluar statusin e qëndrimit. Larimi nga karantina, nuk ka të bëjë me qëndrim turistik, për çka ende është e lejueshme leje e veçantë për hyrje në territorin e Konfederatës Zvicerane, të cilën e jep Ambasada ose Zyra përkatëse kantonale për migracion.

Më shumë informata mund të lexoni: KËTU .

Suedi

Në pajtueshmëri me rekomandimet e BE-së, qeveria suedeze ka miratuar vendim që të ndalohet hyrja në Suedi deri më 31 mars 2021. Ndalesa e përkohshme ka të bëjë dhe zbatohet vetëm për udhëtarët që vijnë jashtë Zonës Shengen dhe EEA. Atyre që ju lejohet hyrja, gjegjësisht shtetasve të huaj, patjetër duhet që të kenë test PCR me rezultat negativ jo më të vjetër se 48 orë. Kjo nuk vlen për shtetasit e Suedisë apo ata që kanë vendbanim të përhershëm në Suedi.

Më shumë detaje mund të lexoni: KËTU.

Spanjë

Në Spanjë deri në maj do të vazhdoje të vlejë ora policore prej 23 deri në ora 06. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Spanjë, pavarësisht shtetësisë, patjetër duhet të plotësojnë edhe FCS formular. Në atë formular duhet të vendoset edhe testi negativ. Për transport transit me avion ose me anije nuk kërkohet test, por i njëjti duhet të kryhet brenda 24 orëve. Gjatë hyrjes, udhëtarët i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm mjekësor, matje të temperaturës, kontrollim të gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe prezantim të dokumentacionit. Nëse personi nuk e tregon testin, do të gjobitet, a mundet edhe t’i refuzohet hyrja.

Informata të detajuara mund të gjeni: KËTU.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme