Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.
Por sipas publicistit dhe analistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, sot Gjykata Kushtetuese e dorëzoi Kosovën te zhvatësit e saj të dalë nga “Strofulli i Gjarprit”.
“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shkruan Kim Mehmeti në postimin e tij më të fundit në Facebook.
© SYRI.net