“Vendimi ishte i trajnerit, lojtarët e dinë rregulloren”, Ademi: S’më interesojnë kritikat

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi thotë se Franco Foda i ka përjashtuar futbollistët dhe që FFK vetëm i ka dhënë “dritën e gjelbër” vendimit, duke shtuar se nuk i interesojnë kritikat e njerëzit.

Ramiz Shala të hënën mbrëma e akuzoi rëndë Ademin, duke pretenduar se ky i fundit i ka përjashtuar Edon Zhegrovën, Aro Muricin e Florent Muslijës dhe që i ka kërcënuar duke iu thënë “Ja u shkatërroj karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ja u thej”.

I pyetur për përjashtimin e lojtarëve, Ademi në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” thotë se ishte vendim i Franco Fodas, ndërsa FFK vetëm e ka mbështetur.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës. Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimi ne trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Ndër të tjera, Ademi rikonfirmoi se nuk i interesojnë kritikat dhe shtoi se e ardhmja e Fodas nuk është në dyshime.

“Kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës. Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa. Nuk kemi asnjë arsye për të folur për të ardhme ne trajnerit në këtë moment sepse sapo kemi fituar një ndeshje me lojë shumë të mirë. Ai punon për të mbajtur të bashkuar ekipin dhe për lojën e mirë, për të arritur rezultate. Një humbje kemi pësuar, të cilën nuk e prisnim, por gjithsesi puna vazhdon dhe trajneri e tregoi në Qipro se çfarë mund të bëjë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme