Vendimi për Haradinajn me gjasë sërish do të shtyhet

Gjykata e Apelit në Colmarit me shumë gjasë do të shtyjë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Të enjten do të mbahet seanca gjyqësore për Haradinajn, i cili me fletarrest të Serbisë u ndalua në Bazel më 4 janar. Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së me gjasë do të shtyhet, transmeton Koha.net.

Dy javë më parë, Ministria e Drejtësisë në Serbi dërgoi dokumentacionin shtesë me të cilin mendon ta akuzojë Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1998-99.

Serbia insiston në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt në Beograd.

Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme