Fushata e PDK-së, së cilës i prin kryeparlamentari Kadri Veseli, është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, me të cilët merret edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci akuzon Xhemajlajn për një mbindërtim, ndërsa Xhemajlaj akuzon atë se ka ndërtuar pallate e ka blerë banesa me paratë e fondit “Vendlindja thërret”
Një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo për zgjedhjet e 4 dhjetor për kryetar të Drenasit është duke u zhvilluar tani në garën për balotazh, në të cilën përballen kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i “Nismës për Kosovën” Isa Xhemajli. Tani fushata e PDK-së është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Faatmir Limajt. Këtë e bën madje edhe vetë kreu i PDK-së e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në një tubim elektoral që Veseli e ka organizuar në Negrovc, në fshatin e Jakup Krasniqit, ka drejtuar një mal akuzash në drejtim të ish-kryeparlamentarit.